Presidentja Osmani emëron Vehbi Miftarin ambasador në Vatikan

Aktuale

Presidentja Osmani emëron Vehbi Miftarin ambasador në Vatikan

Më: 26 janar 2024 Në ora: 17:39
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka emëruar Vehbi Miftarin ambasador në Misionin e Posaçëm në Vatikan.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka emëruar Vehbi Miftarin ambasador në Misionin e Posaçëm në Vatikan.

Nga 1 shkurti, Miftari do të udhëheqë misionin e sapothemeluar të Kosovës në Vatikan, duke lënë pozitën e këshilltarit politik të presidentes Osmani.

“Sot, pas tri vjetësh angazhimi si këshilltar politik i Presidentes Vjosa Osmani, e përmbylla angazhimin tim në Zyrën e Presidentes së Kosovës. Ka qenë përvojë fort e vyer në shërbim të Republikës”.

“E falënderova Presidenten për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe besimin e saj dhe të institucioneve të vendit që nga 1 shkurti të udhëheq misionin e sapothemeluar të Kosovës në Selinë e Shenjtë/Vatikan”, ka shkruar Miftari në Facebook.

Ndryshe, Osmani dy javë më parë ka dekretuar hapjen e Misionit të Posaçëm të Kosovës në Selinë e Shenjtë në Vatikan.

Ajo ka thënë se dekretimi formal i Misionit të Posaçëm të Kosovës në Selinë e Shenjtë vjen pas dy vite përpjekjesh intensive së bashku me lidershipin e Vatikanit.

“Ky është një moment historik dhe i rëndësishëm për Kosovën si dhe një kapitull i ri në marrëdhëniet Republikës së Kosovës dhe Vatikanit, të cilat ne jemi të përkushtuar t’i thellojmë”, ka shkruar Osmani në rrjetin social “X”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat