Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka bërë të ditur se sot është takuar me eurodeptueten gjermane, Viola Von Cramon, me të cilën kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovës dhe në rajon.
Lajcak ka thënë se e ka përditësuar eurodeputeten Cramon lidhur me zhvillimet në Dialogun Kosovë-Serbi dhe gjithashtu kanë diskutuar edhe për peisazhin e pas zgjedhjeve në Serbi.
“Është mirë të shkëmbehen shënimet me eurodeputeten Viola von Cramon lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe më gjerë në rajon. Unë ndava përditësime mbi Dialogun e lehtësuar nga dhe gjithashtu u thelluam në peizazhin paszgjedhor në Serbi, së bashku me dinamikën brenda Parlamentit Evropian”, ka shkruar Lajcak.
Good to compare notes with MEP @ViolavonCramon regarding recent developments in Kosovo and the broader region. I shared updates on the 🇪🇺-facilitated Dialogue and we also delved into the post-election landscape in Serbia, along with the dynamics within the European Parliament. pic.twitter.com/UMioFtTCh9
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 26, 2024
Ky takim mes Lajcak dhe Cramon, vjen pasi eurodeptuetja ka qëndruar për një vizitë disa ditore në Kosovë e ku ka takuar krerët e shtetit.