Ish-diplomati Ylber Hysa ka konsideruar se drafti i Asociacionit është kompleks dhe problematik.
Ai në “RTV Dukagjini” ka thënë se aty ka shumë elemente për të cilat do të tregohet se a janë të cenueshme ose jo për frymën e Kushtetutës së Kosovës.
“Ka shumë elemente të kombinuara në këtë draft për të cilat koha do të tregojë se a janë të cenueshme për frymën e Kushtetutës, ka elemente të cilat nuk janë të njohura që përbëjnë një risi jo shumë të lehtë e të koklavitur, me rreziqe që mund të ketë sfida për Kosovën. Koha do ta tregojë se sa kompleks është ky draft, për mua është goxha problematik, nuk është produkt i negocimit inteligjent.” – ka thënë ai.
Veç kësaj, ai ka thënë se ky draft nuk lë shumë hapësirë për kontekstim.
“Është e bërë në një mënyrë që nuk lë hapësirë të kontekstimit në gjyqin kushtetues, si praktikë mund të jetë problematike, ka dallim të madh kompetencat që i shfrytëzon një komunitet etnik, dhe një shoqatë e pllumave.” – u shpreh ai.