Ermal Panduri tregon se kur VV-ja kishte përkrahjen më të lartë dhe më të ulët nga qytetarët

Aktuale

Ermal Panduri tregon se kur VV-ja kishte përkrahjen më të lartë dhe më të ulët nga qytetarët

Më: 27 janar 2024 Në ora: 08:51
Ermal Panduri

Gazetari Ermal Panduri ka treguar kohën kur VV-ja ka qenë në pikën më të lartë dhe kur ka qenë në pikën më të ulët të përkrahjes nga qytetarët në këtë mandat.

Në “Blic Interview me Astrit Gashin”, Panduri ka bërë me dije se partia në pushtet përkrahjen më të madhe e ka pasur gjatë muajit qershor të vitit të kaluar.

Ndërsa, përkrahjen më të ulët e ka pasur në shtator të vitit 2022, kur vendi përballej me krizën e energjisë elektrike.

“Nga përfundimi i zgjedhjeve të shkurtit të 2021 deri më dhjetor 2023, LVV-ja, pikën më të lartë e ka patur 49.3% në matjet e qershorit të 2023. Eshtë pikërisht koha kur dërgohen kryetarët e komunave nëpër objektet komunale, pika më e dobët ndonjëherë e Vetëvendosjes nga përfundimi i zgjedhjeve ka qenë 37.2% dhe është koha e shtatorit të 2022 kur Kosova është përballur me mungesë të energjisë elektrike gjatë muajit gusht dhe për herë të parë ka qenë e pakuptimtë duke patur parasysh që Kosova më herët prodhonte rrymë dhe kishte tepricë të energjisë elektrike gjatë sezonit të verës”, ka deklaruar Panduri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat