Jetlir Zyberaj, këshilltar i kreut të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacollit, ka reaguar pasi në media u publikuar dosja me dëshminë e plotë të Naim Murselit, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.
Zyberaj ka sulmuar analistin shqiptar Arian Curri, i cili sipas tij, ka “projektuar rrëfime të paqena” ndaj Pacollit, për vrasjen e Liridonës, përcjell Bota sot.
Ai i ka quajtur Currin dhe Murselin “monstruma”, duke hedhur kritika edhe ndaj politikanes shqiptare Grida Duma.
Reagimi i plotë i Zyberajt në Facebook:
Shpifjet, shantazhet dhe të pavërtetat dashakeqe të krijuara nga një gjuhë mercenare e qëllimshme duhet të luftohen vazhdimisht.
Analistë pa kredo profesionale kanë projektuar rrëfime të paqena ndaj Presidentit Behgjet Pacolli pas vrasjes mizore të Liridona Adeamjt.
Arian Curri, një i ashtuquajtur analist, që thirrej në burime të prokurorisë, por edhe Grida Duma që e arsyetonte dhe mbronte këtë shpifës a kanë ndonjë shpjegim tash? Sepse pas publikimit të dosjes nga gazetari Vehbi Kajtazi, po del që të gjitha thirrjet e Currit në botime brenda prokurorisë ishin shpifje dhe skemë e mirëmenduar.
Arjan Curri i ngjason shumë një monstrumi si Naim Murseli. Të përbashkët e kanë planifikimin. Përderisa Murseli planifikoi vrasjes mizore të gruas së tij, Curri planifikoi dëmtimin e imazhit të Pacollit nëpërmjet një skeme të mirëmenduar. Madje thirrej në burime të prokurorisë së Kosovës.
Eleminimi i skemave të shantazhit dhe shpifjes është kusht i domosdoshëm profesional, që nuk duhen toleruar asnjëherë dhe kurrë.