“Mentalitet primitiv”: Arianit Koci reagon ashpër pasi familja e 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë i dha 1 muaj besë familjes së dorasit

Aktuale

“Mentalitet primitiv”: Arianit Koci reagon ashpër pasi familja e 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë i dha 1 muaj besë familjes së dorasit

Më: 27 janar 2024 Në ora: 16:46
Avokati Arianit Koci

Avokati Arianit Koci ka reaguar pasi familja e 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë i dha një muaj ditë besë familjes së dorasit.

Koci e cilësoi këtë mentalitet primitiv, i cili sipas tij, reflekton në të gjitha poret e jetës dhe se është arsyeja kryesore pse njerëzit po ikin nga Kosova.

“Lexova në media se axha i 18 vjeçarit që u vra në Podujevë, i paska dhënë një muaj besë familjes së dorasit”.

“Vërtetë? A jemi në mesjetë? Ku po jetojmë? Nuk mundet një njeri me mendësi të shekullit 21, me jetu në këtë ambient. Për çka e kemi policinë? Po sistemin e drejtësisë?”, shkroi Koci.

Një javë më parë një 18-vjeçar ka vdekur pasi i njëjti nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra nga një rrahje që kishte ndodhur rreth dy javë më parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat