Axha i 18-vjeçarit që u vra në Podujevë i dha 1 muaj besë familjes së dorasit, Kajtazi: Legena, të aktivizohet prokuroria

Aktuale

Axha i 18-vjeçarit që u vra në Podujevë i dha 1 muaj besë familjes së dorasit, Kajtazi: Legena, të aktivizohet prokuroria

Më: 28 janar 2024 Në ora: 08:27
Vehbi Kajtazi

Rrahim Fejzullahu, xhaxhai i Lulzim Fejzullahut, 18-vjeçarit nga Podujeva që u vra mizorisht me shkop të bejsbollit, raportohet se iu ka dhënë “besë” dy familjeve të dy të dyshuarve për vrasjen e Lulzimi.

Rreth kësaj ka reaguar gazetari Vehbi Kajtazi, i cili ka thënë se prokuroria duhet të aktivizohet dhe të arrestojë personin apo personat që e thonë një gjë të tillë.

Tutje, Kajtazi ka thënë se kjo i bije që “e kam plan të hakmerrem (të të vrasë).”

Postimi i plotë:

Në atë moment që dikush deklaron se i ka dhënë besë dikujt, siç ndodhi në Podujevë, Prokuroria duhet të aktivizohet dhe ta arrestojë personin/personat që thonë një gjë të tillë.

Kjo i bije se unë e kam në plan të hakmerrem (te të vras) por gjatë kohës së besës je i lirë të dalësh.

Kush je ti që ia përcakton dikujt lirinë e lëvizjes, të drejtën për jetë?

Të rinjtë që vranë të riun në Podujevë janë në burg.

Tash krejt duhet t'i vuajnë pasojat?

Legena!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat