Dialogu Kosovë-Serbi, analisti: Pse Vuçiç po fiton kohë, çfarë pret në 2024-ën

Aktuale

Dialogu Kosovë-Serbi, analisti: Pse Vuçiç po fiton kohë, çfarë pret në 2024-ën

Më: 29 janar 2024 Në ora: 13:08
Analisti Ylli Hoxha

Analisti Ylli Hoxha, ishte i ftuar këtë të hënë në Euronews Albania, ku komentoi zhvillimet e fundit në rajon, kryesisht në marrëdhëniet me Kosovës dhe Serbisë.

Hoxha tha se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç po e shtyn qëllimisht procesin e dialogut për shkak se pret një situatë më të favorshme për të.

Vuçiç shpreson sipas analistit që të ketë një rikthim të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Gjithashtu Hoxha shtoi se kryeministri Kurti, pavarësisht kostos s ëlartë politike, ka pranuar të themelojë Asocacionin, por po pret hedhjen e firmës për njohje nga pala serbe.

“Është qëllimi i zoti Vuçiç që të shtyjë agjendën e vetë, ai shpalli zgjedhje pa pasur fare nevojë dhe nuk po krijon qeveri pa pasur nevojë. Ai po krijon kriza të reja dhe këtë po e bën që të pres zgjedhjet në Parlamentin Europian në qershor dhe po pret nomiklaturën e re në SHBA që shpreson të jetë zoti Trump. Zotit Kurti po i kërkohet gjatë kësaj situate që të jetë i dëgjueshëm dhe të zbatojë pjeësn e tij të punës pa asnjë kompensim. Të zbatojë Asocacionin. Asocacioni është një pikë e rëndë për Kosovën dhe atij i kërkohet ta zbatojë përkundër faktit se Serbia nuk i njeh pikat e tjera të marrëveshjes. Zoti Kurti nuk do ta bëjë këtë pasi do të ketë kosto të lartë politike për të, por dhe kosto të lartë për Kosovën. Ai ka thënë se e ka pranuar marrëveshjen dhe do t’i zbatojë të gjitha pikat kur Vuçiç të nënshkruaj. Këtu është problem i madh Bashkimi Evropian, i cili nuk po i thotë “të bardhës të bardhë dhe të zezës së zezë””, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat