Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli ka dhënë një deklaratë të fortë për kryeministrin Albin Kurti dhe Qeverinë që ai udhëheqë,
Humolli tha se qeveritarët janë në ndikim të Radoiqiqit, teksa çështjen e dinarit e quan lojë të kryeministrit Kurti.
“Dinari është mjet pagese i shtetit serb, nuk është mjet i pagesës së shtetit të Kosovës. Kryeministri duhet të zbatojë Kushtetutën.
Kryeministri, Qeveria dhe shumica në Kuvend nuk duhet ta dëgjojnë Radojçiqin, kanë rënë në ndikimin e këtij të fundit me rastin e votimit të buxhetit për veteranët e luftës dhe sigurimin e institucioneve të sigurisë”, tha Humolli.
“Kjo është minim i sigurisë së vendit. Politika serbe punon dhe i ka urdhëruar që të demotivohet kushdo që punon në interes të Kosovës. Për këtë besoj se loja me dinar është më shumë për të treguar patriotizëm fallc të Qeverisë”, shtoi Humolli.