Haliti: Akush që vjen në pushtet në Kosovë nuk mund ta heqë nga tryeza e diskutimit Asociacionin

Aktuale

Haliti: Akush që vjen në pushtet në Kosovë nuk mund ta heqë nga tryeza e diskutimit Asociacionin

Më: 29 janar 2024 Në ora: 16:32
Xhavit Haliti

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është bërë pengesa kryesore për implementimin e marrëveshjeve të cilat janë nënshkruar nga Kosova dhe Serbia në Bruksel.

Ai thotë se edhe nëse pushtetet ndërrohen, askush nuk mund ta heqë nga agjenda e dialogut çështjen e Asociacionit.

“Askush që vjen në pushtet dhe që merr përgjegjësinë e qeverisjes së Kosovës nuk do ketë mundësi ta heqë nga tryeza çështjen e Asociacionit, sepse sipas këndvështrimit të BE -SHBA themelimi i Asociacionit do jetë fundi i mundësisë së Serbisë për destabilizimin e rajonit ashtu siç edhe Asociacioni pa kompetenca ekzekutive do krijoj përgjegjësi e raporte të mira ndërnacionale”, ka thënë Haliti.

Haliti, tutje ka theksuar se nuk e përjashton mundësinë se në margjinat e ndryshme dikush është duke negociuar me kryeministrin Albin Kurti për një koalicion të mundësh qeverisës për zgjedhjet e ardhshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat