Kryeministri i Maqedonisë së Veriut flet për kalimin nga Ushtria e Maqedonisë në UÇK

Aktuale

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut flet për kalimin nga Ushtria e Maqedonisë në UÇK

Më: 29 janar 2024 Në ora: 22:07
Talat Xhaferi

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka rrefyer përvojën e tij se si ka kaluar nga ushtria maqedonase për t’iu bashkangjitur Ushtrisë Çlirimtare të Kombëtare.

Xhaferi ka treguar se ndonëse shumë njerëz i kishin thënë të bënte kalimin ilegal të kufirit me Kosovën, ai kishte zgjedhur formën legale.

“Zgjodha rrugëtimin legal të kalimit të kufirit nga Gostivari jam drejtuar në Han të Elezit në pikë kalimin kufitar në Bllacë”, tha Xhaferi.

“Kam kaluar me pasaportë sepse nuk kishte rrugëdalje tjetër, duke i ditur pikat kufitare pasi paraprakisht isha i angazhuar në njësinë kufitare të Maqedonisë”, tha ai.

“Edhe po të më pyeste dikush se ku shkoja, i lirë jam shkojë ku të dua për nevoja private Ferizaj dhe Prishtinë, ishte ditë e shtunë. Kam shkuar fillimisht në Ferizaj, kam shkuar në Prizren, më pas në Kukës”, ka thënë Xahferi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat