Konjufca takohet me ambasadorin austriak, dakordohen për thellim të bashkëpunimit

Aktuale

Konjufca takohet me ambasadorin austriak, dakordohen për thellim të bashkëpunimit

Më: 30 janar 2024 Në ora: 17:23
Georg Schnetzer, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë, Georg Schnetzer, me të cilin u dakorduan për thellim të bashkëpunimit.

Sipas një komunikate, bëhet e ditur që Konjufca ka vlerësuar marrëdhëniet mes të dyja vendeve, teksa ka falënderuar Schnetzer për mbështetjen e Austrisë ndaj Kosovës.

“Kryetari i Kuvendit theksoi se Austria nuk është vetëm një shtet mik i dëshmuar historikisht por edhe mbështetëse e fuqishme e Kosovës në të gjitha sfidat dhe rrugëtimet shtetndërtuese, duke nënvizuar njëherësh rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes së mëtejme ndaj shtetit tonë në rrugën e integrimeve euroatlantike dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjerash, në takim u vë theks i veçantë në bashkëpunimin në kuadër të programit për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin austriak.

“Kryetari Konjufca dhe Ambasadori Schnetzer po ashtu shprehën gatishmëri për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha e sektorë të tjerë me interes të përbashkët ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Austrisë”, thuhet tutje në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat