Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini ka theksuar se ngatërrimi i Kosovës dhe kryeministrit Albin Kuri në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut është gabim i madh.
Kryetari i Gjakovës, Gjini ka shkruar në Facebook se për ndalimin e qarkullimit të dinarit serb, qeveria nuk duhet të tërhiqet nga vendimi.
“Ngatërrimi i Kosovës dhe kryeministrit Kurti në zgjedhjet në Maqedoni është gabim i madh. Pavarësisht motivit e qëllimeve. Në asnjë variant nuk është mirë.
Ndërsa për ndalimin e përdorimit të dinarit, qeveria nuk duhet të tërhiqet nga vendimi”, ka shkruar Gjini.