Gërvalla takon deputetin gjerman, flasin për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE

Aktuale

Gërvalla takon deputetin gjerman, flasin për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE

Më: 30 janar 2024 Në ora: 23:30
Roderich Kiesewetter, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në kuadër të një vizite pune në Gjermani ka takuar deputetin gjerman, Roderich Kiesewetter.

Bëhet e ditur se gjatë takimit kanë diskutuar rreth gjendjes së sigurisë në Kosovë pas 24 shtatorit të vitit të kaluar, masat e nevojshme për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon si dhe procesin e anëtarësimit të Kosovës në Nato dhe BE.

“Në kuadër të një vizite pune që sot ka nisur në Gjermani, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, ka takuar deputetin e Bundestagut gjerman nga radhët e CDU-së, Roderich Kiesewetter, me të cilin kanë diskutuar rreth gjendjes së sigurisë në Kosovë pas 24 shtatorit të vitit të kaluar, masat e nevojshme për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon si dhe procesin e anëtarësimit të Kosovës në Nato dhe BE.

Me deputetin gjerman, Kiesewetter, Ministrja Gërvalla foli edhe për progresin e dukshëm në ekonomi, sundim të ligjit dhe forcim të demokracisë në Republikën e Kosovës.Ministrja Gërvalla ka falënderuar deputetin gjerman, Roderich Kieseëetter për qëndrimin e tij të vazhdueshëm në mbështetje të Kosovës”, tha ajo në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat