Profesori i së drejtës, Flamur Hyseni, ka deklaruar se viti 2023 ka qenë i mbizotëruar me temën e dialogut mes Kosovës e Serbisë.
Madje sipas Hysenit, përgjatë tri viteve të Qeverisë Kurti janë dëgjuar vetëm tri emra ai i përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, të dërguarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
“2023 ka qenë i mbizotëruar me temën e dialogut, madje të gjitha keto tri vite në këtë mandat të kësaj qeverie, janë procesi i dialogut dhe tre persona që sillen Borell, Lajçak, Escobar.
Brenda tri viteve qeverisje ne i kemi dëgjuar vetëm këta tre emra, dialogu dhe kaq. Do me thënë tre vite qeverisje, por nuk kemi pasë asnjëherë veprime konkrete në kuptim të bërjes së një drafti osë një ekipi të eksperteve apo diçka tjetër”, tha Hyseni.