Osmani takon kryetarin e KQZ-së, flasin për zgjedhjet e reja në veri

Aktuale

Osmani takon kryetarin e KQZ-së, flasin për zgjedhjet e reja në veri

Më: 31 janar 2024 Në ora: 14:19
Foto nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.

Ata kanë diskutuar për zgjedhjet.

Sipas njoftimit për media thuhet se në takim u diskutua lidhur me përgatitjet që po bëhen lidhur me kërkesën për zgjedhje të reja në veri të vendit, nëpërmjet mbledhjes së 20% të nënshkrimeve të trupit votues, ashtu siç parashihet në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe Udhëzimin Administrativ të hartuar për këtë çështje.

“Presidentja shprehu besimin e saj se KQZ-ja, si institucion përgjegjës për administrimin e votimit, do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura dhe brenda afateve që ky proces të realizohet duke respektuar këtë të drejtë të qytetarëve në përputhje me procedurat dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat