Policia e ka kontrolluar gjatë ditës së sotme një objekt që gjendet në qendër të Prishtinës.
Dyshohet se ky objekt ishte përdorur pasluftës nga shoqata serbe dhe kohët e fundit ajo ishte shfrytëzuar si ambullantë, ku shërbime mendohet se kanë marrë disa serbë që jetojnë në kryeqytet.
Prokuroria dhe Policia kanë bërë me dije se në atë objekt dyshohet se janë ofruar shërbime të kundërligjshme mjekësore.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetime Rajonale në Prishtinë, është duke u realizuar bastisje në një objekt në qendër të Prishtinës, ku dyshohet se janë duke u ofruar shërbime të kundërligjshme mjekësore në këtë objekt.
Për zhvillimet rreth këtij aksioni do të njoftoheni me kohë.