Haradinaj takon kongresisten Lisa Mclain, një mike e madhe e shqiptarëve në SHBA.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj është takuar sot në Uashington me kongresisten Lisa Mclain, një mike e madhe e shqiptarëve në SHBA, njëherësh bashkëkryesuese e Komitetit për Çështje Shqiptare në Kongresin Amerikan.
Haradinaj ka thënë se me kongresisten McClain patën një diskutim të frytshëm për zhvillimet politike dhe temat që lidhin Kosovën me SHBA-në.
Ai falënderoi kongresisten amerikane për angazhimin dhe kujdesin për vendin tonë dhe në shërbim të interesit shqiptar në SHBA, si dhe e ftoi për vizitë në Kosovë.