“Ka pasur indikacione për devijime, por jo dëshmi”, Vokrri për nënkryetaren e Leposaviqit që dyshohet se konsumonte kokainë

Aktuale

“Ka pasur indikacione për devijime, por jo dëshmi”, Vokrri për nënkryetaren e Leposaviqit që dyshohet se konsumonte kokainë

Më: 31 janar 2024 Në ora: 21:50
Lulzim Hetemi dhe Arbër Vokrri

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka folur për pamjet e publikuara në media, ku shihej nënkryetarja (tashmë e shkarkuar) e Komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq, të konsumonte kokainë në ambientet e komunës.

Vokrri ka thënë se kanë pasur indikacione për devijime, por, se nuk kanë pasur dëshmi për këtë.

“Ajo çka kemi parë është shqetësuese. Ka pasur nga pak indikacione se mund të këtë devijime të tilla, por, dëshmi nuk kemi pas. Unë nuk kam qenë i kënaqur me mbajtjen e pozitës që e ka pasur nën kryetarja. Kam menduar që mundet me pas zgjedhje më të mira. Reputacioni i saj nuk është përfaqësues të qytetarëve të Leposaviqit e as për institucione e Kosovës. Nënkryetarja e ardhshme do të jetë më e denjë për atë pozitë.

E dënoj dhe organet e drejtësisë duhet ta kryejnë punën e tyre dhe nuk përfundon gjithçka me shkarkimin e saj. Duhet me i shiku pasoja eventuale që janë si rezultat i qëndrimit të saj në atë pozitë”, ka thënë Vokrri në një prononcim në “Debat Plus”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat