Sot, në qytetin e Mitrovicës, është larguar një pllakë e madhe metalike, e cila mbante flamurin e Serbisë.
Majde, këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Sot Policia ka bërë sigurimin në Lagjen Kroi i Vitakut, derisa në vizitë ishin ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Gjatë kësaj kohe është larguar edhe billboradi që kishte qëndruar aty në afërsi”.
Pas veprimit të Policisë, ka reaguar anëtari i kryesisë së partisë Guxo, Luan Gacaferi, i cili ka thënë pak nga pak po çlirohet veriu.
“S'ka mo "Po mallo"
Policia e Kosovës e largon billbordin me flamurin serb në veri!”, shkruan ai.