Zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Agon Dobruna dhe drejtoresha e Agjencisë së Punësimit të Kosovës, Jehona Rexha vizituan sot Komunën e Leposaviqit ku u takuan me kryetarin Lulzim Hetemi.
Njëra ndër pikat e takimit ishte edhe përurimi i hapjes së Zyrës së Punësimit në objektin e Komunës së Leposaviqit.
Ky hap është shumë i rëndësishëm, pasi nga kjo zyrë qytetarët do të mund të pranojnë këshillim profesional, të ndërmjetësohen në vende të ndryshme të punës, por edhe të marrin trajnimet e nevojshme për aftësim dhe ri-aftësim në punë.
Hetemi dhe Rexha nënshkruan edhe një memorandum përmes së cilit parashihet thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Agjencisë së Punësimit dhe Komunës së Leposaviqit ashtu që të garantohet zhvillimi profesional i qytetarëve dhe avancimi i mëtutjeshëm socio-ekonomik në këtë komunë.