Associated Press shkruan për dinarin serb, Kosovën dhe Serbinë

Aktuale

Associated Press shkruan për dinarin serb, Kosovën dhe Serbinë

Nga: F. B. Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 18:39
Ilustrim

Gazeta e njohur “Associated Press” ka shkruar se autoritetet në Kosovës kanë kumtuar se do të imponojnë përdorimin e euros si valuta e vetme dhe do të anulojnë pagesat me dinarë nga Serbia fqinje edhe në veri ku jeton pakica serbe, transmetojnë “Danas” dhe “Bota Sot”.

Lidhur me këtë çështje guvernatori i Bankës Qendrore Ahmet Ismaili ka deklaruar se nga 1 shkurti do zbatohen rregulla të reja për transaksionet dhe pagesat lokale në euro në komunat në veri, ashtu që institucionet financiare atje të regjistrohen brenda muajit që vjen.

Sipas të dhënave atje veprojnë 4 banka dhe 15 institucione të ndryshme financiare që shfrytëzojnë për pagesa dinarin.

Vendimi ka nxitur shqetësim tek fuqitë e mëdha perëndimore që frikësohen për rritje të tensioneve në raportet mes Kosovës edhe Serbisë, për këtë shkak ata kanë ftuar Prishtinën të shtyjë këtë hap.

“Euro si mjeti i vetëm për pagesa dhe blerje qartë definohet në Republikën e Kosovës, andaj kjo çështje nuk mund të negociohet”, ka thënë kryeministri i Kosovës Kurti.

Ky vendim ka shqetësuar banorët lokal, kështu Blagica Radovanoviç pensioniste dhe profesoreshë në veri të Mitrovicës tha se kjo mund të nxis katastrofë humanitare.

“Kjo mund të nxis krizë të madhe humanitare”.

“Do të përpiqemi që masat e reja mos të kenë pasoja negative dhe mos të sanksionohen qytetarët e thjeshtë”, ka thënë zëvendës-kryeministri Bislimi, duke premtuar fushatë për ngritje të vetëdijes për këtë çështje.

BE dhe ShBA kanë bërë presion që dy palët të zbatojnë marrëveshjet e arritura që Vuçiç edhe Kurti i arritën në shkurt e mars në Bruksel e Ohër.

Bisedimet për normalizimin e raporteve mes Kosovës edhe Serbisë me ndërmjetësim e mbështetje të BE nuk janë dhënë shumë përparim, posaçërisht pas sulmit të personave të maskuar edhe të armatosur në Banja, ku u vranë 4 persona, njëri prej tyre polic.

Edhe Serbia edhe Kosova kanë deklaruar se dëshirojnë bashkëngjitjen në BE, por përfaqësuesi i lartë i BE-së Borell ka thënë se refuzimi i kompromisit rrezikon secilën palë në rrugën e integrimit.

Kosova si dihet ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, por qeveria në Beograd nuk e pranon fqinjin e vetë si shtet të pavarur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat