Përplasje e ashpër PDK-VV për ‘pazarin’ me toka: Përparim Ramës i kemi bërë kallëzim penal

Aktuale

Përplasje e ashpër PDK-VV për ‘pazarin’ me toka: Përparim Ramës i kemi bërë kallëzim penal

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 22:12
Gëzim Sveçla dhe Leutrim Retkocerii

Në “Pressing” të T7 po diskutohet për këmbimin e pronave në Prishtinë.

Gjatë diskutimit ka pasur debat në mes të Gëzim Sveçlës, shef i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës dhe Leutrim Retkoceriit, shef i asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në këtë kuvend komunal.

Teksa Gëzim Sveçla tregonte se VV-ja ka kundërshtuar një gjë të tillë. Retkoceri i tha se “kjo nuk iu arsyeton prezencën në Kuvend”.

Pjesë nga debati në mes tyre:,

Sveçla: Nuk është Retkoceri e hiç se hiç PDK-ja ajo që e vlerëson kush kënd e nxjerr, të të bëmat e tyre janë njohura ndër vite.

Retkoceri: Nuk ka bëm më të dëmshme sesa veprimi juaj me mundësu këtë këmbim

Sveçla: Pse s’po i thu Përparim Ramës.

Retkoceri: I kemi tregu ne.

Sveçla: Pse s’po del prej koalicionit.

Retkoceri: Mos u bën marak, apo hynë ti koalicion pastaj.

Sveçla: Është çështje imja e hy a nuk hy.

Retkoceri: A po të pengon koalicioni, sot ta lëshoj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat