Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka folur për punën e renovimit të shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë.
Në Rubikon të Klan Kosovës, ai theksoi se për këtë projekt u krijua një krizë nga një deklaratë e ambasadorit gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, të cilën ky e konsideron të pamatur.
“Ndoshta nuk mundem të them gjithçka tani sepse dua të pres momentin kur të përfundohet gjithçka edhe me e dhënën lajmin se gjithçka përfunduar”.
“Sepse është prodhuar një krizë totalisht e panevojshme për shkak të një deklaratë totalisht të pamatur të ambasadorit gjerman”.
“Ne e kemi nisur atë projekt kemi qenë të vendosur me e qu deri në fund, por e shkaktoi një krizë të panevojshme ndërkombëtare vetëm sa sqarimin u dashtë me dhënë për vende të ndryshme të botës, nuk mundëm me kuptu se si të japësh sqarime për një nijet të mirë”.
“Gjithçka ka qenë e pastër në këtë rast, puna vazhdon aty dhe atë dua ta kryejë deri në fund”, ka thënë Çeku.
Ambasadori gjerman e kishte quajtur Xhafer Devën një kolaboracionist nazist, dhe për këtë e ka kundërshtuar edhe renovimin e shtëpisë së tij.