Gjatë ditës së sotme në Prokurorinë Themelore në Prishtinë ka përfunduar intervistimin i dyshuari për vrasjen e Liridona Ademajt, Kushtrim Kokalla.
Pas intervistimit, avokati i Kokallës Ndrec Dodaj thotë se ai ka vendosur të mbrohet në heshtje, dhe i njëjti mohon që ka pasur shkëmbim mesazhesh mes Naim Murselit dhe gruas së vllaut të klientit të tij.
“Absolutisht është e pavërtetë, kurrë se ka thanë, në deklaratën që e kam unë që e ka ba në Polici, mund ta merrni atë, kjo rrethanë është shpikje e mediave.
Kushtrim Kokalla nuk e dinë këtë rrethanë as nuk e ka thanë vetë, e as nuk e ka dëgju”, ka thënë avokati i Kokallës.