Kryeministri Kurti jep detaje për Superpunën

Aktuale

Kryeministri Kurti jep detaje për Superpunën

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 07:42 Përditësuar në ora: 12:27 më 02.02.2024
Albin Kurti dhe ministri i Financave Hekuran Murati.

Murati: 67 për qind e të punësuarve nga Superpuna, vazhdojnë punën me kontratë të rregullt

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se deri më tani përmes platformës Superpuna tregut kosovar të punës i janë shtuar rreth 9400 të rinj.

Sipas Muratit nga kjo shifër e të punësuarve në kompanitë vendore, 67 për qind kanë vazhduar punen me kontratë të rregullt.

“Gati një vit më herët kur e lansuam platformën synimi ka qenë që përmes kësaj platforme për këto grup mosha të mbështetej punësimi i 10 mijë të rinjve. Tani gati një vit prapa nëse e marrim shifrën deri në fund të muajit dhjetor meqenëse janari ende nuk janë deklaruar të punësuarit i kemi rreth 9400 të punësuar, e që kur të përfshihet edhe muaji janar synimi përmbushet. Nga ata që kanë përmbushur 6 mujorin janë 67 për qind e atyre që janë punësuar përmes Superpunës e kanë vazhduar punën e rregullt. Pa kushtëzim është interesi i punëdhënësit që ta vazhdoj kontratën me punëtorin ne formë të rregullt. Do të vazhdojnë kushtet dhe kriteret e njëjta, mënyra e subvencionimit, kohëzgjatja e të tjera”, është shprehur ai.

Murati më tej ka njoftuar se kur kanë ardhur në mandat, në Kosovë kanë qenë të punësuar vetëm 29 mijë të rinj të grup moshës nën 25 vjet, kur Superpuna ka arritur që këtë numër ta çoj në 62 mijë.

“Ky është një lajm shumë i mirë që platforma ka pasur sukses, dhe si qeveri kemi qenë të saktë me prognozën. Nëse shohim statistikat e fundit kemi dyfishim të numrit të rinjve të punësuarve në tregun e punës nën moshën 25 vjeçare në raport kur e kemi marr mandatin, kanë qenë 29 mijë të rinj duke punuar, kurse tani i kemi rreth 62 mijë të rinj e të reja që kanë marrëdhënie pune, kanë hyr në tregun e punës”, ka shtuar ai.

Ministri i financave ka thënë po ashtu se duke e parë suksesin për grupmoshën e parë, ka qenë e padiskutueshme që të vazhdohet me zgjerimin e grupmoshës. 

“Superpuna” e zgjeron grupmoshën e ndërmjetësimit të të punësuarve deri 29 vjeç

Platforma e ndërmjetësimit të të rinjve me biznese “Superpuna” nga tash do të vazhdoj ndërmjetësimin e të rinjve të grupmoshave 18 deri në 29 vjeç.

Përmes një konference për medie, kryeministri i Kosovës, Kurti bëri të ditur se është zgjatur grupmosha përfituesve nga kjo platformë pasi sipas tij ka pas shumë sukses me grupmoshat e deritashme që kanë qenë 18-25 vjet.

“67 për qind e të punësuarve të ndërmjetësuar përmes Superpunës kanë vazhduar të qëndrojnë aktiv në tregun e punës. Plartofrma “Superpuna” ka ndikuar edhe që të rinjtë të dëshmojnë kapacitetin e tyre dhe të lidhin kontrata të rregullta të punësimit.

Duke marrë parasysh ndikimin që platforma Superpuna ka pasur tek të rinjtë e grupmoshave 18-25 vjet, kemi vendosur t’i zgjerojmë grupmoshat nga 18-25 vjet, të ndërmjetësohen nga 18 deri në 29 vjet”, tha Kurti.

Sot lansohet zgjerimi i skemës Superpuna

Sot pritet të bëhet zgjerimi i skemës Superpuna. Lansimin e bëjnë kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave Hekuran Murati.

Aktiviteti i lansimit të zgjerimit të skemës Superpuna do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë, duke nisur në orën 10:00.

Superpuna është platformë punësimi e krijuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, në kuadër të skemës së Punësimit të Garantuar për të Rinjtë, e cila lehtëson qasjen e të rinjve në tregun e punës dhe ndihmon bizneset në angazhimin e punëtorëve të rinj.

Që nga fillimi i skemës, përmes Superpuna janë angazhuar dhe punësuar mija të rinjë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat