Rregullorja e re e BQK-së lidhur me operacionet me paratë e gatshme hyri në fuqi dje në 1 shkurt.
Sipas kësaj rregulloreje, valuta e vetme që lejohet të përdoret për kryerje të transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Kosovë është Euro.
Arianit Sllamniku, studiues konspiracionist tha në emisionin GoodMorning Albanians se dinari deri tani ka qarkulluar si valutë jo ligjore në Kosovë
“Nuk kemi asgjë veç një kontroll zyrtar të një shteti që e ka një valutë zyrtare nga janari 2000. Sidomos nga 2000 e këtej valuta të tjera janë joligjore në Kosovë dhe mund të konfiskoheshin në çdo moment dhe çdo kohë. Nuk ka pasur nevojë të ngrihej si çështje por mjaftonte një njoftim dhe me kaq të përfundonte kjo punë”, tha Sllamniku.