Konjufca: Shfrytëzimi i dinarit serb në Kosovë është dashur të ndërpritet menjëherë pas luftës

Aktuale

Konjufca: Shfrytëzimi i dinarit serb në Kosovë është dashur të ndërpritet menjëherë pas luftës

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 12:36
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se shfrytëzimi i dinarit serb në territorin e Kosovës është dashur të ndërpritet menjëherë pas luftës.

Kështu ka thënë ai në një prononcim para gazetarëve, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit për caktimin e rendit të ditës për seancën e radhës plenare.

Kurse sot Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka dalë me njoftim të ri rreth qarkullimit të valutave të tjera, jo euro.

Sipas njoftimit të BQK-së valutë e vlefshme si mjet pagese i ligjshëm është vetëm euroja.

Valutat tjera jo-euro mund të përdoren si vlera për ruajtje në formë fizike apo në llogaritë bankare në valuta jo-euro, për kryerjen e pagesave ndërkombëtare në valuta jo-euro, për kryerjen e pagesave ndërkombëtare në valuta jo -euro dhe për aktivitetet e këmbimit valutor, pa kufizim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat