Kamberi: Dinari, proces i përballjes me strukturat e paligjshme në Kosovë

Aktuale

Kamberi: Dinari, proces i përballjes me strukturat e paligjshme në Kosovë

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 18:15
Belgëzim Kamnberi

Lidhur me reagimin e valutës së dinarit në Kosovë, analisti Belgëzim Kamberi tha se është një reflektim i krizës së zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës e Serbisë.

“Çështja e dinarit reflekton krizën e zbatimit të marrëveshjes në normalizimin marrëdhënieve në mes të Kosovës e Serbisë e që kishte edhe çështjen e integrimit të serbëve në institucionet e Kosovës në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi”, tha Belgëzim Kamnberi në një intervistë në “InfoPlus”, në RTK.

Ai më tej shtoi se, sikurse çështja e targave, pastaj e dinarit, si dhe intervenimet e Policisë së Kosovës në pezullimin e veprimtarive të të ashtuquajturave komuna paralele të serbëve në Kosovë, është një proces i përballjes së strukturave të paligjshme të Serbisë në Kosovë.

Kamberi tutje sqaroi se e gjithë kjo po ndodhë në një kohë kur është arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, që do të duhej të zbatohej në koordinim edhe me ndërkombëtarët e në kuadër të dialogut, por që institucionet e Kosovës këtë po e zbatojnë , sikundër u shpreh ai, përmes një proces vetanak.

“Edhe çështja e dinarit ka të bëjë me sovranizimin monetar midis Kosovës e Serbisë, për zbatimin e saj në Kosovë”, deklaroi Kamberi.

Ai më tej theksoi se dialogu kishte një ecje përpara në fundin e vitit që lamë prapa, por që tani përsëri dialogu është futur në një krizë, pikërisht kur tani pritet të mbahen zgjedhjet në BE.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat