Në veri të vendit janë shfaqur disa postera kundër Milan Radojçiq.
Në fotot të cilat ka arritur t’i sigurojë Gazeta 10 shihet se në postera Radojçiq përshkruhet si patriot i rrejshëm e kriminel.
“Kush eshte Radojciq?

Patriot i rrejshëm
I dyshuar për vrasjen e shume serbeve në Kosovë

Pronar i narko laboratorëve
Kriminel, i cili ka keqpërdorur te rinjtë për ta pasuruar veten
Terrorist”, shkruhet në njërin nga posterat e vendosur në veri, raporton Gazeta 10.
Ndryshe, Radojçiq ishte përfshirë në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Pamjet e dronit e konfirmuan përfshirjen e tij. Edhe në këtë rast, ai ia doli t’i ikte në drejtim të Serbisë
Pas kthimit në Serbi, Radojiçiq e pranoi vet se morri pjesë në sulmin terrorist në Banjskë.
Pas një intervistimi disa orësh, ai u lirua nga Gjykata e Lartë në Serbi.
Ndërkaq, shteti serb është duke refuzuar që ta ekstradoj atë në Kosovë.