Eksperti i sigurisë Drizan Shala tha në një intervistë për Euronews Albania se Beogradi po e humbë mbështetjen e serbëve në Kosovë.
Duke folur për protestën kundër Listës Srpska në veri të Kosovës, Shala tha se tashmë marioneta e Beogradit, Milan Radoiçiqi e ka humbur efektin e tij.
“Çështjet janë interesante. Në një nga fotot ku shfaqet ai, duket në prapaskenë komuna e Leposaviqit, e para komunës është vendosur fotoja e Milan Radoiçiqit.
Në përgjithësi është një mesazh që përshkruan se në pjesën veriore autoriteti i republikës së Kosovës është i pakontestueshëm dhe marioneta e Beogradit, Milan Radoiçiqi nuk e ka më impaktin, mundësinë dhe nuk mund të vazhdojë që të shantazhojë dhe të aktivizojë grupe të tjera kriminale, pasi nuk ka më”, tha Drizan Shala.