Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, është deklaruar pas reagimit të ashpër që e ka bërë ambasada e SHBA’ve në Kosovë, ndaj qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, ku kjo e fundit ndër tjerash ka marrë kritika nga ambasada amerikane se po rrit tensione etnike të panevojshme.
Miftaraj në postimin e tij të bërë në Facebook, ka thënë se një qeveri duhet të bëjë shumë ‘bërllog’ për ta detyruar ambasadën amerikane me reaguar në orët e vona në vikend.
“Deklarata e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara te Amerikës në Republiken e Kosovës. Duhet me ba shumë shumë berrllog një qeveri e udhehequr nga amatera me detyru ambasadën amerikane me reagu në ora 22 30 në ditë vikendi.
BQK mundet mu marr edhe me politikë nga shërbëtoret e qeverisë në këtë institucion, por pasojat politike, diplomatike, ekonomike dhe financiare do ti bartë populli dhe Republika e Kosovës”, ka thënë Miftaraj.