Zëvendësdrejtori i Policisë në rajonin e veriut konfirmon largimin e posterëve në Zubin Potok

Aktuale

Zëvendësdrejtori i Policisë në rajonin e veriut konfirmon largimin e posterëve në Zubin Potok

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 12:48
Veton Elshani

Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës, Veton Elshani për rajonin e veriut ka deklaruar se situata në veri mbetet e qetë dhe posterët e vendour gjatë natës së kaluar në Zubin Potok janë larguar nga objektet e vendosura.

“Situata e sigurisë në veri të vendit është e qetë, është delikate dhe vazhdon të mbetet e tillë për shkak të zhvillimeve që janë duke ndodhur dhe ato që kanë ndodhur më herët. Mirëpo, situata është e qetë”, ka thënë Elshani.

Për çështjen e posterëve në gjuhën serbe të vendosura në disa objekte në Zubin Potok ai ka deklaruar se janë puntorët teknikë qe i kanë larguar ato.

Tutje ai ka bërë thirrje që të përfillen kërkesat nga ana e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar për përdorimin e pikave të tjera kufitare nga ana e qytetarëve të Kosovës.

“Është lajmëruar një ngjarje në rrjetet sociale dhe e kemi atë informacion që në fshatin Rudarë do të ketë ndonjë bllokim të rrugës dhe është paralajmëruar prej orës 12:00 deri në 15:00. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar që ka bërë thirrje për këto rekomandime për shmangie të qarkullimit në atë pjesë është mirë që të përfillen”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat