Osmani: Mbyllja e komunave paralele vjen nga marrëveshja ndërkombëtare e vitit 2013

Aktuale

Osmani: Mbyllja e komunave paralele vjen nga marrëveshja ndërkombëtare e vitit 2013

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 13:02
Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se mbyllja e komunave paralele në Kosovë është një detyrim që vjen nga marrëveshje e nënshkruar mes Prishtinës dhe Beogradit në vitin 2013.

Ajo, në një konferencë të përbashkët me ministrin e Mbrojtjes gjerman, Boris Pistorius, ka thënë se Serbia asnjëherë nuk ka marrë masa ndaj strukturave ilegale, por vetëm i ka fuqizuar ato.

“Në vitin 2013 është nënshkruar një marrëveshje ndërkombëtare mes Kosovës dhe Serbisë, e cila është ratifikuar në parlament dhe është nënshkruar nga kryeministrat e atëhershëm të Kosovës dhe Serbisë”.

“Kjo marrëveshje ka detyrim që Serbia t’i zhbëjë të gjitha strukturat e saj ilegale apo paralele në Kosovë që nga atëherë jo vetëm që nuk ka ndërmarrë masa, strukturat i ka fuqizuar, janë shndërruar në banda që organizojnë sulme terroriste kundër Republikës së Kosovës. Kosova ka obligim kushtetues që rrjedh nga marrëveshjet e Brukselit e ka obligim ligjor që këto struktura mos t’i lejojë të funksionojnë të sigurohemi për të gjithë qytetarët tonë”, ka thënë Osmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat