Gërvalla në Romë, merr pjesë në takimin Ministror “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”

Aktuale

Gërvalla në Romë, merr pjesë në takimin Ministror “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 13:39
Donika Gërvalla dhe Antonio Tajani.

Kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla, sot do të marrë pjesë në takimin Ministror “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, që do të mbahet në Romë të Italisë.

Në këtë takim, Gërvalla po merr pjesë me ftesë të shefit të diplomacisë italiane, Antonio Tajani.

Nën udhëheqjen e shefit të diplomacisë italiane do të mbahen dy sesione ku temë kyçe do të jetë integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian si dhe kontributi i sektorit privat në këtë proces, perspektiva e bizneseve italiane.

“Në fjalën e saj para homologëve nga Ballkani Perëndimor, Ministrja Gërvalla do të paraqes perspektivën e Republikës së Kosovës në procesin e integrimit në BE, progresin e arritur në demokraci, sundim të ligjit, zhvillim ekonomik, plotësimin e kritereve për anëtarësim në Bashkimin Evropian si dhe zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon në fushën e sigurisë”, thuhet në një njoftim të ministrisë që jashme të Kosovës.

Në vazhdën e Ministerialit WB6 në Romë, ministrja Gërvalla do ta takojë edhe homologun e saj Italian, Antonio Tajani, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve qendrore të Italisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat