Punëtorët teknik të disa shkollave në kryeqytet, kanë nisur grevën.
Sipas tyre, rrogat e vogla dhe mospërmbushja e premtimeve nga ana e Komunës së Prishtinës, kanë nxitur ata që të marrin këtë vendim.
E, njëra nga punëtorët, thotë se paga e vogël po ia pamundëson edhe mbajtën e familjes.
Ekipi i medias ka qenë sot në shkollën fillore dhe të mesme të ulët, ‘Pjetër Bogdani’ në Prishtinë, ku ka parë nga afër grevën e këtyre punëtorëve.
Punëtorët në fjalë kanë treguar shqetësimet e tyre, duke thënë se kanë paga të vogla dhe se kompania private që merret me menaxhimin e tyre, nuk po merret me ta në fakt.
Nga ana tjetër, media ka tentuar gjatë ditës të kontaktojë me nënkryetarin e Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, i cili sipas këtyre punëtorëve, u ka premtuar se rroga do u rritet me 1 janar 2024, por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe kontakti me Zogajn ka qenë i pamundur.