Vuçiç: Çdo gjë është e orientuar në rrënimin e pozicionit të Serbisë në Kosovë, Kurtit i ngutet për shumë shkaqe

Aktuale

Vuçiç: Çdo gjë është e orientuar në rrënimin e pozicionit të Serbisë në Kosovë, Kurtit i ngutet për shumë shkaqe

Nga: Fatmir Beka Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 22:41
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë ka deklaruar se "Çdo gjë është e orientuar në rrënimin e pozicionit të Serbisë në Kosovë",  duke nënvizuar se është e saktë se dikush me themel po punon duke presion secilën ditë nëpopullin serb dhe përmes aksioneve të ndryshme”, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

"Çështje kyçe është se çfarë mund të bëjmë ne në këto rrethana, ajo që vërejnë njerëzit tanë është se unë nuk bëhem naiv sikur nuk e di, i dëgjojmë kur flasin për shtyrje sepse kjo kinse është normale. Thonë se Serbia është problem se nuk njeh Kosovën dhe se është tolerant ndaj Dodikut, çdo gjë është orientuar në rrënimin e pozicionit të Serbisë në Kosovë – Kurti po i ngutet nga shumë shkaqe” tha Vuçiç.

Sipas Vuçiç "Dinari është valuta e vetme në Kosovë – por ata nuk qajnë kokën për këtë".

" Të huajt konsiderojnë se Kosova është shtet i pavarur dhe mund të bëjnë çka të donë, nëse është ashtu për çka është dialogu, pse po bisedojmë. Kam pranuar dokumente nga dy ministra të huaj në të cilat shkruan se Serbia është problem se nuk pranon Kosovën, e është tolerante ndaj Dodikut dhe pse mediet ruse mund të drejtohen tek ne” tha ai.

"Për qytetarët e Serbisë është me rëndësi të dinë se kjo frashtë e sulmeve kundër Serbisë bëhet jashtë nga mediet si Gardian, si rasti i deklaratës së Biden se nëse Rusia fiton në Ukrainë, në vend të pyes çfarë bëhet me Baltikun, ai thotë me Ballkanin. Secili mund të gaboj, një ditë më pas Bild publikon foton time me Putinin dhe pyetja – a ka menduar këtë Biden? Duke thënë se ky është fakt se Vuçiç nxit luftë në Ballkan, ndërsa në tekst nuk ka asgjë për këtë” tha Vuçiç.

M[ pas duke fol për sulmet edhe mediet përmendi edhe gazetën tjetër gjermane " Frankfurter Algemaine Cajtung ku shkruan se Vuçiç është i fascinuar me atë që Azerbejxhani bënë në Nagorni Karabah", tha Vuçiç.

Sipas Vuçiç që të gjitha këto sulme bëhen me vetëm një qëllim rrënimin e Serbisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat