​Mbreti Charles diagnostikohet me kancer, Presidentja Osmani i uron shërim të shpejtë

Aktuale

​Mbreti Charles diagnostikohet me kancer, Presidentja Osmani i uron shërim të shpejtë

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 07:59
Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles, është diagnostikuar me kancer dhe ka nisur trajtimin, për kurimin e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur pallati mbretëror, megjithatë është rezervuar në detaje apo specifikimin e kancerit që ka prekur monarkun.

Lidhur me këtë ka reaguar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila ka shkruar në X, se populli i Kosovës i bashkohet me shpresë dhe solidaritet, duke i uruar madhërisë së tij shërim të shpejtë dhe të plotë.

Charles, i cili erdhi në fron vetëm 17 muaj më parë, u pa për herë të fundit të dielën kur ai vizitoi kishën në Sandringham.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat