Ish-kryediplomati Petrit Selimi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po përdor gjithë forcën e saj për të ndërhyrë në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut.
Selimi përmes një shkrimi në Twitter ku ka shpërndarë një tekst, ka thënë se VV-ja po mbjellë përçarje brenda votës shqiptare.
“Partia qeverisëse e Kosovës tani po përdor të gjitha forcat, këshilltarët, mediat e saj për të ndërhyrë në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, kryesisht duke mbjellë përçarje brenda votës shqiptare.
Kosovo's governing party is now using all its forces, advisors, media, to meddle in the North Macedonian elections, mostly by sowing divisions within Albanian vote. Today, a far-left activist of VV, writes again on how to dismantle Ali Ahmeti's position. https://t.co/GutRPOKGqT
— Petrit Selimi (@Petrit) February 6, 2024
Një aktivist i ekstremit të majtë të VV-së sot shkruan sërish se si të zbërthehet pozita e Ali Ahmetit.” – ka thënë ai.