​KPM-ja me rregulla të reja: Synohet monitorimi i mediave televizive dhe rritja e transparencës

Aktuale

​KPM-ja me rregulla të reja: Synohet monitorimi i mediave televizive dhe rritja e transparencës

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 16:58
​KPM-ja

Objektivat kryesore ndërmarrëse të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2024 përfshijnë monitorimin e transmetimeve televizive, mbrojtjen e qytetarit nga përmbajtjet e ndjeshme mediale, tregun e shëndoshë medial si dhe rritjen e transparencës së mediave të cilat janë të licencuara.

Kryetari i Komisionit të Pavarur të Mediave, Jeton Mehmeti tha se të gjitha këto objektiva specifike do të realizohen në bazë të rregulloreve të reja, të cilat do të hyjnë në fuqi gjatë këtij viti.

Mehmeti theksoi se për të zbatuar këto objektiva, KPM-ja ka kapacitet të mjaftueshëm. Ai tha se nëse në fund të vitit realizohet ky plan, situata televizive do të jetë më e mirë, si për qytetarët ashtu edhe për rritjen e transparencës së mediave.

Mehmeti: Do të hyjnë në zbatim rregulla të reja për monitorimin e mediave

“Kemi paraparë pesë objektiva strategjike, e para ka të bëjë me mbrojtjen e përdoruesit të mediave, mbrojtja e qytetarit, qoftë nga përmbajtjet e dëmshme të mediave me fokus mbrojtja e fëmijëve, respektimi i të drejtave të tyre, adresimi i shpejtë i ankesave të tyre dhe respektimi kodit te etikës. Kjo do të nënkuptonte shqyrtimin e disa rregulloreve që ne i kemi aktualisht apo edhe rregulloreve të reja që do të nxjerrim gjatë këtij viti. Objektivi i dytë ka të bëjë me promovimin e një tregu të shëndoshë medial dhe kjo ka të bëjë me mbrojtjen e të licencuarve tonë nga pirateria e mbrojtjes mediale, luftimi i operatorëve ilegalë. Objektivi tre ka të bëjë më rritjen e transparencës së mediave të cilat ne i licencojmë dhe si hap të domosdoshëm e kemi parë edhe hulumtimin e tregut medial, informata të cilat janë të nevojshme për neve dhe publikun. Objektiv të katërt kemi parë edhe shfrytëzimin efecientë të frekuencave që u përmend edhe më herët dhe ko nënkupton një koordinim më të mirë edhe me vendet fqinjëve dhe rishikimin e planit të frekuencave. Ky është një plan me objektiva specifike, e kemi diskutuar dhe analizuar dhe besoj që kemi kapacitet të mjaftueshëm, dhe në fund kur të zbatohet ky plan do të kemi një situatë më të mirë edhe në mbrojtjen e qytetarit dhe në mbrojtjen vet subjekteve të licencuara dhe rritjen e transparencës së mediave me të cilat ne i rregullojmë", tha Mehmeti.

Ndërkaq, kryeshefi ekzekutiv i KPM-së, Faruk Rexhaj tha se monitorimi i mediave do të vazhdojë dhe se fokusi më i madh do të qëndrojë tek mediat televizive.

Rexhaj tha se gjatë këtij viti KPM-ja do të pajiset edhe me disa pajisje teknike të cilat do të mundësojnë monitorim të dyfishtë.

Rexhaj: Do të fokusohemi të monitorojmë mediat televizive

“Ne do të vazhdojmë më monitorim në çdo pjesë ku kemi operime ilegale dhe si të tillë në momentin që gjejmë shkelje KPM-ja do të ndërmarrë masa të nevojshme për ndaljen e kësaj forme të transmetimit. Fokusi tek televizionet me program gjeneralistik, ndërsa nuk është që kemi pasur fokus tek monitorimi radiove, ndoshta në të ardhmen me rritjen e punëtorëve është diçka që duhet të krijohet edhe një grup që do të bëjë edhe monitorimin e radiove, por jemi të fokusuar tek televizionet. Sa i përket kapaciteteve, qeveria e Kosovës ka aprovuar disa projekte që kanë të bëjnë me digjitalizimin e këtyre pajisjeve, po ashtu edhe me zgjerimin e këtyre pajisjeve që mendoj se nëse shkon gjithçka mirë deri në fundvit do të kemi dyfishim të kapacitetit të pajisjeve të monitorimit në përgjithësi po ashtu edhe pajisjeve teknike për matjen e frekuencave digjitale", tha Rexhaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat