Stano: Deklarata për të zhdukurit kërkon dakordim për Termat e Referencës, nuk po zbatohet ende

Aktuale

Stano: Deklarata për të zhdukurit kërkon dakordim për Termat e Referencës, nuk po zbatohet ende

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 17:22
Peter Stano

Ani pse Deklarata për Personat e Zhdukur është miratuar që nga viti i kaluar, Peter Stano, zëdhënësi kryesor për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë ka thënë që nuk ka filluar ende të zbatohet.

Ai ka thënë që do të fillojë të zbatohet atëherë kur palët bien dakord për Termat e Referencës së Komisionit të Përbashkët.

“Zbatimi i Deklaratës së Përbashkët nuk ka filluar ende. Kjo do të ndodhë pasi palët të bien dakord për Termat e Referencës së Komisionit të Përbashkët, i cili parashikohet të monitorojë zbatimin dhe të mbështesë punën e Grupit të Punës të kryesuar nga KNKK.”, thuhet në përgjigjen e Stanos.

Ai shpjeguar atë se çfarë përmban deklarata e nënshkruar ndërmjet palëve në Bruksel.

 “Çështja e Personave të Zhdukur u përfshi në dialog për të përmirësuar bashkëpunimin e Kosovës dhe Serbisë në mbylljen e rasteve të pazgjidhura nga konflikti, i cili është duke vazhduar nën udhëheqjen e Grupit Punues për Personat e Zhdukur të kryesuar nga KNKK. Deklarata e përbashkët që Presidenti Aleksandar Vuçiç i Serbisë dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti miratuan në maj  të vitit 2023, nën lehtësimin e BE-së, thekson përkushtimin e palëve për të avancuar bashkëpunimin e tyre duke përfshirë shkëmbimin e informacionit, identifikimin e përbashkët të vendeve të varrimit dhe përcjelljen efektive rreth gërmimeve”, thuhet më tej në përgjigjen e Stanos.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat