Deputeti i PDK, Hisen Berisha tha në emisionin Now në Euronews Albania se Kosova ka bërë shumë progres që nga koha e luftës, por me situatën e krijuar mund të ndodhë një përplasje me Serbinë në çdo moment.
Sipas tij, qeveria e Kurtit i ka kthyer çështjet ligjore në kauza politike dhe marrëveshje të dëmshme për Kosovën.
“Kosova ka bërë progres nëse kujtojmë kohën e luftë me Serbinë. Kur vinin na shihnin me ekonomi, shtëpi të bukura, na thoshin shumë mire jeni, çfarë kërkoni, por s’e kuptonin peshën e lirisë.
Sot imagjinoni një Kosovë me kufi të hapur me Serbinë të paratifikuar, në një moment kritik mund të ndodhë më e keqja.
Nuk ka nevojë të krijohen nga çështjet ligjore kauza politike, të gjitha tezat janë kthyer në kauza politike dhe marrëveshje të dëmshme për Kosovën”, tha ai.