Ndalimi i dinarit në Kosovë ka nxitur debat në vendin tonë. Janë vendet e QUINT-it që po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë vendimin për ndalimin e dinarit.
Komentatori politik Krenar Shala, e ka quajtur përpjekje për ledhatim të Serbisë presionin e ndërkombëtarëve ndaj Kosovës për shtyrjen e vendimit për ndalimin e dinarit serb.
Shala ka thënë se diplomatët perëndimor po veprojnë me dy kapela.
“Po e ledhatojnë Serbinë duke menduar se duke e ledhatuar Serbinë ajo ja bën ‘dysh’ Rusisë dhe kthehet nga Evropa dhe Amerika. Serbia nuk prishet me Rusinë sepse është një fëmijë i keq dhe e merr informatën gabimisht”, ka thënë Shala.