Politikanja dhe diplomatja, Edita Tahiri në një lidhje ‘’Skype’’ në një program televiziv u shpreh se Rambujeja e ndihmoi gjeopolitikën shqiptare sepse sot jemi dy shtete shqiptare ndërsa para Rambujesë ishim gjysëm.
Tahiri: Në debatet akademike marrëveshja e Rambujesë konsiderohet e dështuar, për shkak se pala serbe nuk e nënshkroi dhe Kosova e nënshkroi.
Kjo marrëveshje i solli Kosovës përfitime historike.
E para u ndal lufta u ndal gjenocidi, solli pavarësinë e Kosovës.
Protektorati i Natos dhe SHBA ishte qenësor dhe sot jemi në një Kosovë të pavarur dhe shumë përparime të tjera.
Rambujeja e ndihmoi gjeopolitikën shqiptare sepse sot jemi dy shtete shqiptare.
Para Rambujesë ishim gjysëm, Shqipëria gjysëm dhe Kosova në vende tjera.
Sot jemi më mirë por duhet të bëjmë më mirë.