Dje “The Guardian”, mediumi i njohur i Britanisë së Madhe, e shkroi një artikull relativisht të gjatë në lidhje me ndalimin e dinarit serb në Kosovë.
Pas këtij shkrimi, ka reaguar ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti.
Duke shkruar në “X”, Kapiti ka vlerësuar se pretendimet për ndalimin e dinarit serb papritmas nuk qëndrojnë.
“Pretendimet për ndalimin e dinarit serb papritmas nuk qëndrojnë!
Në Republikën e Kosovës janë gjithsej 33,090 llogari që përdoren për të transferuar paga, pensione, asistencë sociale, pagesa për fëmijë e për pushimin e lehonisë për qytetarët e kombësisë serbe. Infrastruktura tashmë ekziston dhe shfrytëzohet nga qytetarët që jetojnë në veri të vendit gjithashtu.” – shkroi ai.
The claims that banning the abruptly the Serbian Dinar abruptly it doesn’t stand! There are in total 33.090 accounts in Republic of Kosovo that are used to transfer wages and salaries, pensions, social assistance, child allowance and maternity leave compensation to citizens of…
— Ilir Kapiti (@IlirKapiti) February 6, 2024