Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka komentuar pak zhvillimet e fundit në Komunën e Prishtinës.
Ai e ka uruar për detyrën e re Jehona Lushaku-Sadriu, e cila është zgjedhur nënkryetare e Komunës së Prishtinës, pasi është shkarkuar nga ky post zyrtarja e PDK-së, Donjeta Sahatçiu.
I pari i LDK-së në profilin e tij në “Facebook”, ka postuar një foto me dy nënkryetarët e Prishtinës nga LDK-ja, duke thënë se Lushaku-Sadriu është vlerë për Prishtinën.
“Jehonës i urova detyrën e re si nënkryetare në Kryeqytet. Duke e njohur nga afër, si një grua të fortë, me plot vullnet e përkushtim në secilin angazhim që ajo merr, Jehona thjeshtë është një vlerë për Prishtinën dhe gjithë ne! Ju priftë e mbara!”, ka shkruar Abdixhiku.