Scholz shkon te Biden – A do të flasin dy liderët botërorë për Kosovën dhe Serbinë?

Aktuale

Scholz shkon te Biden – A do të flasin dy liderët botërorë për Kosovën dhe Serbinë?

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 14:03
Foto nga takimi

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku të premten e 9 shkurtit takon presidentin amerikan, Joe Biden në Uashington.

Nga zyra e kancelarit Scholz, kanë konfirmuar, këtë takim duke mos mohuar apo pohuar se në mesin e temave të diskutimit të dy liderëve botërorë do të jetë situata në përgjithësi në Ballkanin Perëndimor si dhe tensionet dhe procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne nuk mund të parashikojmë diskutimet. Sidoqoftë, fokusi i bisedës me presidentin e SHBA-ve, do të jetë kryesisht, agresioni rus i luftës mbi Ukrainën dhe situata në Lindjen e Mesme”, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane për klanin.

Raportet Kosovë-Serbi, dhe ajo që quhet si perspektiva e qartë euro-atlantike e Ballkanit Perëndimor, është shpesh temë diskutimi mes presidentit Biden dhe zyrtarëve nga Evropa, kur ata zhvillojnë takime në Uashington apo Bruksel.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat