Ministri Federal i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, tha se lidhur me zgjedhjet në Serbi të mbajtura më 17 dhjetor 2023, ishte “i kënaqur që Vuçiqi tha se është i gatshëm të pranojë rekomandimet e Organizatave ndërkombëtare për të përmirësuar procesin zgjedhor”.
Vuçiq përsëriti se “në Serbi u mbajtën zgjedhje fer dhe të ndershme” dhe shtoi se është i gatshëm të pranojë të gjitha rekomandimet e OSBE-së.
Pistorius theksoi se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën duhet të vazhdojë dhe shtoi se Serbia dhe Kosova duhet të zbatojnë marrëveshjet e dakorduara, si dhe se është i nevojshëm një hetim i plotë për ngjarjet e 24 shtatorit në Banjskë.