Gërvalla: Kosova e gatshme dhe e përgatitur për t’u anëtarësuar këtë vit në KiE

Aktuale

Gërvalla: Kosova e gatshme dhe e përgatitur për t’u anëtarësuar këtë vit në KiE

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 19:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në përmbyllje të vizitës së saj të punës në Itali, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, takoi delegacionin e deputetëve italianë në Këshillin e Evropës, të udhëhequr nga znj. Elisabetta Gardini.

Takimi u fokusua në fuqizimin e bashkëpunimit për integrimin në Bashkimin Evropian, anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe forcimin e lidhjeve midis Kosovës dhe Italisë.

Gjatë takimit, Ministrja Gërvalla vlerësoi mbështetjen e Italisë ndaj Kosovës dhe theksoi përkushtimin e qeverisë së Kosovës në avancimin e demokratizimit të shtetit, sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë.

“Kosova është e gatshme dhe e përgatitur për t’u anëtarësuar këtë vit në Këshillin e Evropës”, tha Ministrja Gërvalla para deputetëve italianë.

Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Italisë në drejtim të arritjes së qëllimeve të përbashkëta, duke përfshirë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe integrimin euroatlantik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat