Haradinaj: Kurti është i kurdisur nga Serbia, në Maqedoninë e Veriut i shërbeu Rusisë

Aktuale

Haradinaj: Kurti është i kurdisur nga Serbia, në Maqedoninë e Veriut i shërbeu Rusisë

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 22:45
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se “ndërhyrja” e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut është “shërbim i agjendës ruse dhe serbe”.

Ish-kryeministri i vendit, Haradinaj ka thënë se veprimi i kryeministri Albin Kurti është i rrezikshëm dhe se kështu, sipas tij, “prishet” Ballkani.

“Unë nuk mendoj që ka të bëjë fare me shqiptarët e Maqedonisë, Albini s’po shkon me ndihmu një krah, as nuk mundet me dobësu Ali Ahmetin, sepse ai është politikan serioz. Ai po shkon vetëm me ia hapë dyert Serbisë në kërkesat jolegjitime ndaj nesh e pastaj me na u lëshu në shpinë krejt aleatët tanë. Edhe pasi të shkon Kurti kanë me na thanë kryeministri juaj ka bo fushatë në shtete fqinje”, ka thënë Haradinaj.

“Është rrezik qa po bën. Agjenda serbe, agjenda ruse, si të kërkon Sveçla me shku në Preshevë është agjenda ruse…Është agjenda e tyre destabilizimi i Maqedonisë, ndërhyrja prej shtetit në shtet e kryeministrave në fushata ia legjitimon Vuçiqit me shku në Mal të Zi te serbët e vet, ti je ka e prish Ballkanin”, ka deklaruar tutje ai.

Ndër të tjera, ai ka thënë se duhet të kemi lidership që do shtetin dhe jo vetja.

“Jo lidershipi që shkon duke bërë foto që të marrë vota”, ka shtuar ai, duke theksuar se Kosova mbetet në tavolinën e destabilizuesve, dhe sipas tij, kjo do të jetë problem.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat